OFERTA JONË ËSHTË CILËSIA

OFERTA JONË ËSHTË CILËSIA

Mos u shqetësoni për dimrin

Sezoni i ftohtë mund të krijojë probleme për çdo pjesë të makinës suaj, nga bateria deri tek bravat e dyerve. Ne ju rekomandojmë një kontrollë të dimrit, për të siguruar që ju të mos keni probleme me automjetin gjatë kohës së ftohtë.
Me ndihmën e pajisjeve më të fundit diagnostikuese ne kontrollojmë që një gamë e gjerë e pjesëve të automjetit të jenë në gjendje të mirë pune dhe të gatshme për dimër. Kjo jo vetëm që zvogëlon rrezikun e aksidenteve në rrugët e akullta, por zvogëlon dhe gjasat për ndonjë prishje gjatë udhëtimeve tuaja.

Mbrojtja e radiatorëve në temperaturë të ftohtë

Kontrollimi i rregullt i antifrizit është po aq i rëndësishëm sa vaji i motorrit, për të siguruar që makina juaj të jetë e sigurtë gjatë periudhës së dimrit.
Antifrizi që gjendet në ftohës për mbrojtjen e sistemit të ftohjes fillonë të humbasë efektin e tijë gjatë kohës dhe egziston rreziku i ngrirjes në motorrin tuaj gjatë dimrit. Prandaj, antifrizi duhet të ndërrohet në intervale të rregullta për të shmangur dëmtimin e pompës së ujit, korrozionin në radiator, bllokimin e gypave ose problemet me elektronikën e motorrit.

Kontrolli dimërorë me mekanikët tanë

Në kohën për fillimin e sezonit të ftohtë, ne ju sigurojmë me kontrollin tonë të dimrit që ju të jeni të sigurt me automjetin tuaj. Mekanikët tanë kontrollojnë përbërësit më të rëndësishëm për funksionalitetin dhe e bëjnë automjetin tuaj të gatshëm për kohën e dimrit.