preg_match(): Allocation of JIT memory failed, PCRE JIT will be disabled. This is likely caused by security restrictions. Either grant PHP permission to allocate executable memory, or set pcre.jit=0 in /home/autoservicepartner/rexautomobile.com/web/Ip/Internal/Vendor/Aura/Router/Route.php:284assert(): Calling assert() with a string argument is deprecated in /home/autoservicepartner/rexautomobile.com/web/Ip/Internal/Revision.php:44 Frena

OFERTA JONË ËSHTË CILËSIA

OFERTA JONË ËSHTË CILËSIA

Produkte të cilësis nga Bosch - Frena dhe diska

Ne punojmë me produkte të cilësi së lartë, në veçanti kur bëhet fjalë për sistemin e frenimit të automjetit. Kjo është arsyeja pse ne mbështetemi në komponentët e sigurisë së lëvizjes elektronike, si një nga prodhuesit kryesorë ndërkombëtar të frenave.
Bosch ofron një gamë të gjerë prej mbi 10.000 produkte, të cilat të gjitha janë prodhuar sipas udhëzimeve strikte të cilësisë.

Frena nga Bosch - Siguria nuk njehë kompromise

Mirëmbajtja dhe riparimi

Kontrolloni rregullisht gjendjen e të gjitha komponentëve të sistemit të frenimit të automjetit tuaj.
Falë pajisjeve moderne të pjesëve rezervë cilësore të Bosch dhe njohurive të përgjithshme të mekanikëve tanë, ju jeni të garantuar të jeni në rrugë të sigurtë pas një mirëmbajtjeje ose riparimi të automjetit tuaj, tek ne.

Frenat e disqeve - Për një kapje të sigurtë në aks

Performanca e frenave korrespondon me një shumëfish të fuqisë së motorrit. Në disa raste, mund të arrijnë temperatura deri në 750°C midis cilindrit, disqeve dhe frenave. Për shkak se siguria juaj është e rëndësishme për ne, në shërbet tona ne mbështetemi në cilësinë e frenave dhe diskave Bosch dhe të gjitha komponentët të lidhura me to, si: cilindri dhe vaji i frenave.
Për shkak se materialet e tyre me cilësi të lartë zotërojnë edhe ngarkesat më ekstreme me lehtësi dhe gjithashtu janë jashtëzakonisht të besueshme.

Përparësitë:

  • Besueshmëri maksimale për shkak të tolerancave minimale të prodhimit
  • Cilësi nga një burim i vetëm
  • Zgjidhje për të gjitha markat e automjeteve 

Frenat dubosh - Shumë siguri në afat të gjatë

Ju keni një automjet të vogël? 
Sistemi komplet i frenave, i cilindrave të frenave dhe të diskave është aq e koordinuar që të garantohet besueshmëri e qëndrueshme. Dhe nëse një ndërrim duhet të jetë i nevojshëm, ne kemi pjesët rezervë për çdo llojë të automjetit, me një referencë të madhe të stokut.

Përparësitë:

  • Koeficienti i lartë i stabilitetit të frenimit
  • Jetë e gjatë të frenave
  • Besueshmëri maksimale

Pajisjet e transmetimit - Për qëndrueshmërinë e frenave

Nëse automjeti juaj është i qëndrueshëm në një manovër të frenimit, pajisjet e transmetimit të automjetit tuaj do të funksionojnë në mënyrë optimale. Gypat e frenave formojnë lidhjen fleksibile midis linjave të frenave. Ata sigurojnë që presioni hidraulik të transmetohet në mënyrë optimale tek cilindrat e frenave. Për shkak se siguria dhe karakteristikat e transmetimit të vazhdueshëm janë të një rëndësie të madhe, shërbimi ynë mbështetet në produktet e cilësisë nga Bosch.

Përparësitë:

  • Jetëgjatësi të frenave me standarde më të larta të cilësisë së produkteve
  • Besueshmëri të lartë për shkak të tolerancave të ngushta prodhuese
  • Efekt optimal i frenimit në sajë të sistemit të koordinuar

Frenat dhe vaji i frenave - Për presion edhe në frenim

Cilësia dhe besueshmëria luajnë një rol të rëndësishëm për sigurinë e automjetit. Prandaj ne mbështetemi në vajin e frenave nga Bosch, të cilat përmbajnë aditivë të kualitetit të lartë për mbrojtjen e korrozionit dhe lubrifikimin. Kështu, gjatë gjithë kohës mund të garantohet një jetë e gjatë shërbimi dhe siguria funksionale e të gjithë sistemit të frenave.

 Përparësitë:

  • Transmetimi i qëndrueshëm i forcës frenuese 
  • Mbrojtje e shkëlqyer ndaj korrozionit në të gjithë komponentët hidraulikë

Brembo - Performancë, rehati dhe dizajn për automjetin tuaj

Brembo është lideri i padiskutueshëm global në prodhimin e sistemit të frenimit. Prodhon disqet, frenat, kabllot e frenave, vajin e frenave, për automjetet më të njohura në tregjet evropiane, amerikane dhe japoneze në sistemet e frenimit për modelet më prestigjioze dhe ekskluzive në botë.
Përdorimi i një kombinimi të frenave dhe disqeve të cilësisë së lartë është një parakusht themelor për performancën e çdo sistemi të frenimit.
Frenat nga Brembo përfaqësojnë më të mirën në drejtim të performancës, rehatis dhe qëndrueshmëris, prandaj Brembo mund të kujdeset për nevojat specifike të çdo lloji të motorrit të imagjinueshëm.