OFERTA JONË ËSHTË CILËSIA

OFERTA JONË ËSHTË CILËSIA

Tek ne i gjeni të gjitha njohuritë e nevojshme

Nëse keni problem me elektronikën në automjetin tuaj, ju mund të mbështeteni në aftësitë e mekanikëve tanë.
Ata janë në gjendje të merren me diagnozën dhe rregjistrimin e problemeve të çdo automjeti. 
Nga menaxhimi i baterisë dhe elektronikës të automjeteve në sistemet e injektimit të kontrolluar elektronikisht dhe sistemet e asistencës së shoferit të mbështetur në mënyrë elektronike.

Diagnoza e sistemit elektronik

Nëse elektronika në makinën tuaj nuk është duke funksionuar ose sinjalizohen dritat paralajmëruese në isnturment tabelën e automjetit, mekanikët tanë mund të gjejnë shpejtë gabimin dhe të eliminojnë atë në mënyrë profesionale.

  • Profesionale dhe sistematike
  • Mekanik të trajnuar mirë




Elektronikë e ndërlidhur

Numri i automjeteve gjithnjë në rritje me komponentë të sistemit elektronik dhe pajisjeve elektrike e bën riparimin e automjeteve më të ndërlikuar se kurrë. Kjo do të thotë që servisimi i sistemit elektronik në një automjet përfshin shumë më tepër sesa thjesht ndryshimin e një llampe të dëmtuar ose zëvendësimin e një sigurese.
Komponentët elektronikë jo vetëm që komunikojnë me njëri-tjetrin, por ata nganjëherë nuk mund të funksionojnë pa njëri-tjetrin. Dëmtimi i vetëm një sensori mund të sjellë të gjithë sistemin elektronik në një ndërprerje. Mekanikët janë të pajisur mirë për t'u marrë me probleme të tilla dhe gjithmonë mund të mbështeteni në riparimet e makinave profesional.