OFERTA JONË ËSHTË CILËSIA

OFERTA JONË ËSHTË CILËSIA

REX Automobile - Udhëzues për udhëtime

Këshilla si t'i mbani fëmijët të lumtur gjatë udhëtimeve!

Këshilla si t'i mbani fëmijët të lumtur gjatë udhëtimeve!

Planifikoni pushimet në të cilat fëmijët mund të jenë të lirë që të luajnë,përshtatni kohën e udhëtimit me zakonet e ushqimit dhe të gjumit. Varësisht nga mosha e tyre, përfshini fëmijët në planifikimin e udhëtimeve në mënyrë që ata të mund të ju ndihmojnë me kërkimin e rrugës, ose të ndjekin rrugën gjatë vozitjes.

Cilat pika duhet të kontrolloni në makinë para se të udhëtoni për pushime?

Presioni i gomave madje dhe ai i gomës rezerve duhet të kontrollohet
gjdo 14 ditë dhe sidomos para çdo udhëtimi të gjatë. Ju rekomandojmë që
presionin e ajrit të gomave ta përshtatni me ambientin dhe rethanat, sidomos nëse keni ngarkesë të madhe në veturë gjatë pushimeve tuaja.
Ju duhet të kontrolloni disa pika të rëndësishme para nisjes së udhëtimit: 

  • Rregulloni presionin e gomave në peshën më të madhe të automjetit, për të rritur sigurinë në lëvizje
  • Kontrolloni gjendjen e të gjitha pajisjeve të nevojshme, paralajmërimin e trekëndëshit dhe pajisjes e ndihmës së parë dhe zëvendësoni ato nëse është e nevojshme
  • Plotësoni sistemin e pastrueseve të xhamit me ujë të mjaftueshëm, shampo dhe kontrolloni antifrizin
  • Kontrolloni nivelin e vajit të motorrit dhe shtoni nëse është e nevojshme

Sa është i rëndësishëm rregullimi i dritave?

Vendosja e gabuar e dritave nuk janë rreziku vetëm për ju si shofer i automjetit tuaj, por dhe për të gjithë shoferët e tjerë në rrugë. Jo vetëm që nuk arrijnë të sigurojnë ndriçim të mjaftueshëm, por ato gjithashtu mund të verbojnë shoferët e automjeteve që vijnë para jush. Pra, është e rëndësishme që dritat tuaja të kontrollohen në intervale të rregullta për të siguruar ngasje të sigurt gjatë gjithë kohës.

Çka duhet të merret parasysh kur përdorni dritat e mjegullës?

Aktivizoni dritat e mjegullës vetëm kur ka pengesë të konsiderueshme në rrugë për shkak të shiut, mjegullës apo borës. Mund të përdorni vetëm dritat e pasme të mjegullës me një shikueshmëri më të vogël se 50m. 

Edhe pse dritat e mjegullës para dhe dritat e pasme të mjegullës rrisin sigurinë në rrugë, ato mund të përdoren vetëm nën kushte të caktuara.

Kur dhe si duhet të bëni një pushim gjatë udhëtimeve të gjata?

Në përgjithësi, duhet t'i kushtoni vëmendje sinjaleve të trupit tuaj: djegia e syve, përgjumja e vazhdueshme janë lajmrimi i parë për "microsleep" të rrezikshëm.

Sa kohë mund të qëndroni në timon varet kryesisht nga frekuenca dhe paraqitja e pushimeve tuaja. Ju jeni vazhdimisht pranë timonit, duke reduktuar reagimin tuaj dhe duke rritur rrezikun e aksidenteve. 
Pas tre deri në katër orë udhëtimi duhet të bëni një pushim të parë dhe të merrni ajër të pastër.
A e dini se: mes orës 14:00 dhe orës 16:00, kurba juaj e energjisë bie me shpejtësi, gjatë kësaj periudhe, sigurohuni që të planifikoni një pushim prej të paktën 30 minutash. 
Shmangni ushqimet e rënda dhe preferoni të konsumoni disa vakte gjatë gjithë ditës për të parandaluar lodhjen e tepërt.

Këshilla dhe trukese si t'i mbani fëmijët të lumtur gjatë udhëtimit

  • Planifikoni pushimet në të cilat fëmijët mund të jenë të lirë që të luajnë
  • Përshtatni kohën e udhëtimit me zakonet e ushqimit dhe të gjumit
  • Varësisht nga mosha e tyre, përfshini ata në planifikimin e udhëtimeve në mënyrë që ata të mund të ju ndihmojnë me kërkimin e rrugës ose të ndjekin rrugën gjatë vozitjes
  • Mbani zbavitëse me kuize të thjeshta si "Unë shoh diçka që ju nuk mund ta shihni" për argëtim