OFERTA JONË ËSHTË CILËSIA

OFERTA JONË ËSHTË CILËSIA

REX Automobile - Udhëzuesi i baterisë

 Bateri Bosch

Bateri Bosch

Tek ne mund të gjeni modele të ndryshme të baterive, të cilat mund të përballojnë ngarkime të shumta në automjetin tuaj, dhe premtojnë energji të mjaftueshme.

Çfarë duhet të kërkoni kur bleni një bateri?

Numri gjithnjë në rritje i konsumatorëve me automjete elektrike dhe teknologjitë e reja kërkojnë bateri me performancë të lartë.

Modelet e veçanta të baterisë si: S6 AGM ose S5 EFB nga Bosch, të cilat mund të përballojnë shumë ngarkesë, premtojnë shumë më tepër energji. Bateria më e lirë nuk është gjithmonë zgjidhja më e mirë.

Pse testimi i baterisë është i rëndësishëm?

Shumica e shoferëve nuk mund të mendojnë për këtë derisa makina tyre nuk ndezë. Në mënyrë optimale, duhet të keni një kontrollë të baterisë.

Ju mund të kryeni këtë kontrollë vetem me ngarkuesit e Boshtit, Bosch C3 ose C7,të cilët mbajnë baterinë të gatshme për përdorim dhe e rimbushin plotësisht, lehtë, shpejtë dhe me siguri maksimale.
C7 ofron mundësinë për të plotësuar bateri të hargjuara krejtësisht. Me shtypjen e një butoni është e mjaftueshme që të fillojë mbushja e bateris së automjetit tuaj.

Cili është problemi i një baterie të prishur ?

Komponentë të shumtë mund të jenë shkak i prishjes së baterisë!
Nëse automjeti juaj nuk ndezë, problemi nuk korigjohet automatikisht duke zëvendësuar baterinë, por rekomandohet që bateria e automjetit të kontrollohet për të parandaluar prishjen e saj, një ri-vizitë në servisin tonë, kështu ju të kurseni kohë dhe para.

Pse kërkesat janë veçanërisht të larta në dimër?

Shkarkimi i bateris është një nga arsyet kryesore për prishjen e saj. Në këtë proces, të gjithë kapacitet merren menjëherë. Në varësi të jetëgjatësisë së automjetit, dëmtimi i baterisë rritet jashtëzakonisht shumë në këtë gjendje.
Pasojat: performanca bie, rimbushja është humbur dhe jetgjatësia e bateris është zvogëluar.

10 shkaqet e një baterie të prishur:

1. Qarkullim i shkurtër në sistemin elektrik

Në rast të një qarku të shkurtër, një sasi e madhe e energjisë elektrike largohet nga bateria në një kohë shumë të shkurtër dhe konvertohet në nxehtësi.

2. Ndriçimi i automjetit

Ndriçimi i automjetit është një nga konsumatorët më të mëdhenjë të energjisë elektrike, prandaj duhet të çaktivizoni dritat kur parkoni automjetin.

3. Ngrohësja

Nëse flutra e ngrohësit ndihmës nuk fiket në rast të tensionit të ulët, bateria hargjohet krejtësisht. 

4. Alternatori i dëmtuar

Nëse bateria nuk mbushet nga gjeneratori gjatë ngasjes së automjetit, ai është burimi i vetëm i energjisë për kontrolluesit dhe konsumatorët e tjerë, derisa të mbushet plotësisht.

5. Regleri i anlaserit 

Nëse regleri i anlaserit është i dëmtuar, bateria ose është zbrazur krejtësisht për shkak të mbushjes të pamjaftueshme ose është e mbushur krejtësisht për shkak të ngarkesës së tepruar.

6. Kompjuteri i automjetit

Nëse njësitë e kontrollit të automjetit nuk janë të fikur pas ndërprerjes së automjetit, ata vazhdojnë të konsumojnë energji dhe kështu sigurojnë një zbrazje të thellë të baterisë.

7. Paisje të integruara në automjet

Paisjet tjerë të integruar si: ngrohësja e karrigeve zakonisht marrin energji përmes çakmakut të cigares dhe e hargjojnë baterinë në kohë shumë të shkurtër.

8. Bateria e dëmtuar

Nëse bateria është e dëmtuar, duhet të zëvendësohet gjithmonë me një bateri të të njëjtit llojë, përndryshe jeta e baterisë mund të zvogëlohet.

9. Udhëtime të shkurtra

Ngasja me shpejtësi të vogël konsumon më shumë energji se sa alternatori mund të japë atë. Prandaj, në dimër për konsumatorët e panevojshëm (ngrohja, radio, etj) duhet të hiqen.

10. Radio & navigacioni

Radio, navigacioni dhe pajisjet e tjera konsumojnë shumë energji dhe shkaktojnë shpenzim të thellë të bateris.

 

Sa është e sigurtë rimbushja?

Elektronika e ngarkimit të mbushësve të baterive Bosch C3 dhe C7 kontrollojnë automatikisht se sa është burimi i fuqisë së automjetit aktualisht dhe sa ka nevojë që ajo të rimbushet, pavarësisht nga lloji i baterisë së lidhur. Por edhe ndryshe, rimbushja është krejtësisht e padëmshme: funksionimi me një buton praktikisht eliminon aplikacionin e gabuar dhe terminalet mbeten të çaktivizuara kur shtyllat nuk janë të lidhura ose janë lidhur gabimisht. Kështu që ju mund të mbushni baterin tuaj të makinës pa ndonjë rrezik dhe nëse është e nevojshme direkt në automjet.