assert(): Calling assert() with a string argument is deprecated in /home/autoservicepartner/rexautomobile.com/web/Ip/Internal/Revision.php:44 Premtimi ynë

OFERTA JONË ËSHTË CILËSIA

OFERTA JONË ËSHTË CILËSIA

Shërmbimi i REX Automobile - Premtimi ynë i shërbimeve

Premtimi ynë i shërbimeve

Premtimi ynë i shërbimeve

Qëllimi ynë i vetëm dhe kryesor është kënaqësia dhe besimi i klientëve. Me premtimin tonë të shërbimeve, ne angazhohemi për t'ju ofruar zgjidhje më të mirë të mundshme. Me ne ju merrni cilësi dhe shërbime të ndryshme.

Përfitoni nga shërbimet tona

Cilësi e shkëlqyer

Punë profesionale: Të gjithë mekanikët tanë janë të kualifikuar dhe gjithmonë përdorim pajisjet më të fundit për kontrollim të automjeteve.

Pjesët rezervë origjinale: Ne gjithmonë përdorim pjesë rezervë origjinale. Ju sigurojmë për mbajtjen e vlerës së automjetit tuaj.

Kujdesi: Ne kujdesemi mirë për automjetin tuaj dhe mekanikët tanë gjithmonë i përmbahen standardeve të sigurisë dhe mjedisit.

Të ndryshme dhe gjithëpërfshirëse

Çdo gjë në lidhje me makinën: Në shërbim dhe riparim të automjetit tuaj, ne ju këshillojmë për të gjitha temat që lidhen me automjetin tuaj.

Kursimi i kohës: Ne pranojmë automjetin tuaj në një kohë të shkurtër dhe bëjmë riparimet sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Pra, gjithmonë ju ofrojmë kohën më të shkurtër të mundshme të pritjes gjatë rregullimit të automjetit tuaj tek ne.

Shërbim në gjdo kohë: Ne jemi gjithmonë këtu për ju.
Në rast të një defekti të automjetit tuaj, ne mund t'ju sigurojmë shërbim të shpejtë dhe të besueshëm.


Të drejtë dhe të arsyeshëm

Shërbimet profesionale me transparencë të kostove: Ne shpjegojmë me hollësi afatet kohore të riparimeve, kështu që ju e dini paraprakisht dhe saktësisht për çdo gjë rreth riparimit të automjetit tuaj.

Riparimet e automjetit: Ne riparojmë vetëm atë që është e nevojshme të riparohet në automjetin tuaj dhe të gjitha pjesët ne i mbajmë për ju, sipas kërkesës, ne do t'ju tregojmë kur të merrni automjetin nga servisi ynë.

Lidhje dhe besueshmëri

Besueshmëria: Ne i respektojmë marrëveshjet që bëjmë me klientët rreth çdo riparimi të automjetit.

Cilësia dhe inspektimi përfundimtar: Ne do të testojmë makinën tuaj para se të dorëzojmë atë tek ju.

Dorëzimi i automjetit: Një punonjës kompetent dorëzon automjetin tuaj, shpjegon punën në automjet dhe faturën.