Presioni i gomave madje dhe ai i gomës rezerve duhet të kontrollohet
gjdo 14 ditë dhe sidomos para çdo udhëtimi të gjatë. Ju rekomandojmë që
presionin e ajrit të gomave ta përshtatni me ambientin dhe rethanat, sidomos nëse keni ngarkesë të madhe në veturë gjatë pushimeve tuaja.
Ju duhet të kontrolloni disa pika të rëndësishme para nisjes së udhëtimit:
Vendosja e gabuar e dritave nuk janë rreziku vetëm për ju si shofer i automjetit tuaj, por dhe për të gjithë shoferët e tjerë në rrugë. Jo vetëm që nuk arrijnë të sigurojnë ndriçim të mjaftueshëm, por ato gjithashtu mund të verbojnë shoferët e automjeteve që vijnë para jush. Pra, është e rëndësishme që dritat tuaja të kontrollohen në intervale të rregullta për të siguruar ngasje të sigurt gjatë gjithë kohës.
Aktivizoni dritat e mjegullës vetëm kur ka pengesë të konsiderueshme në rrugë për shkak të shiut, mjegullës apo borës. Mund të përdorni vetëm dritat e pasme të mjegullës me një shikueshmëri më të vogël se 50m.
Edhe pse dritat e mjegullës para dhe dritat e pasme të mjegullës rrisin sigurinë në rrugë, ato mund të përdoren vetëm nën kushte të caktuara.
Në përgjithësi, duhet t'i kushtoni vëmendje sinjaleve të trupit tuaj: djegia e syve, përgjumja e vazhdueshme janë lajmrimi i parë për "microsleep" të rrezikshëm.
Sa kohë mund të qëndroni në timon varet kryesisht nga frekuenca dhe paraqitja e pushimeve tuaja. Ju jeni vazhdimisht pranë timonit, duke reduktuar reagimin tuaj dhe duke rritur rrezikun e aksidenteve.
Pas tre deri në katër orë udhëtimi duhet të bëni një pushim të parë dhe të merrni ajër të pastër.
A e dini se: mes orës 14:00 dhe orës 16:00, kurba juaj e energjisë bie me shpejtësi, gjatë kësaj periudhe, sigurohuni që të planifikoni një pushim prej të paktën 30 minutash.
Shmangni ushqimet e rënda dhe preferoni të konsumoni disa vakte gjatë gjithë ditës për të parandaluar lodhjen e tepërt.