assert(): Calling assert() with a string argument is deprecated in /home/autoservicepartner/rexautomobile.com/web/Ip/Internal/Revision.php:44 Vaj motorrik

OFERTA JONË ËSHTË CILËSIA

OFERTA JONË ËSHTË CILËSIA

Aksesorët e makinave në shërbimin tonë: Vaj motorrik

Vaji i motorrit dhe filtri- Truprojë për motorrin

Filtrat nga Bosch dhe vajrat cilësorë nga prodhuesit e markave të cilët mbrojnë gjithçka në automjetin tuaj. Kjo është arsyeja pse ne kemi një gamë të gjerë në servisin tonë për kërkesat specifike të modelit të pothuajse çdo lloji të automjetit. 

Kur ndërroni vajin e motorrit, merrni atë më cilësorin

Rekomandohet të përdorni vetëm atë që përputhet me llojin e motorrit të automjetit tuaj. Në këtë mënyrë automjeti juaj s'do të ketë ndonjë problem me motorrin. Për këtë arsye në servisin tonë ne përdorim vetëm vajra cilësore, në përputhje me specifikat dhe rekomandimet e prodhuesve të motorrëve të automjetit.

Filtri i vajit

Përveç karburantit, vaji është një nga lëngjet më të rëndësishme për funksionimin e automjetit tuaj. Shpërndan nxehtësinë e tepërt dhe siguron mbrojtje kundër korrozionit. Motorri i makinës suaj po ashtu është i mbrojtur nga një filtër vajit.

Çfarë ndodh nëse filtri i vajit është i bllokuar?

  • Redukton fuqinë e motorrit
  • Rritë konsumin e naftës
  • Rrjedhja e vajit

Ndrërrimi i vajit dhe filtrit - Për një jetë më të gjatë të motorrit

Ndërrimi i vajit dhe i filtrit të vajit në intervale të rregullta sigurojnë jetë më të gjatë dhe punim të qetë të motorrit të automjetit. Prandaj, kushtojini vëmendje automjetit dhe nëse është e nevojshme kontrolloni nivelin e vajit të motorrit. Mekanikët tanë këtë detyrë e kryejnë në mënyrë të shpejtë dhe të sigurtë, dhe nëse është e nevojshme, ata shtojnë vajin e sasis i cili mungon në motorr, ose e ndërrojnë atë nëse është e nevojshme.

Përparësitë:

  • Përdorimi i vajit cilësor dhe filtrave të vajit nga Bosch
  •  Pastrimi i vajit të përdorur në motorrin e automjetit tuaj
  • Regjistrimi i shërbimeve në broshurën e automjetit