preg_match(): Allocation of JIT memory failed, PCRE JIT will be disabled. This is likely caused by security restrictions. Either grant PHP permission to allocate executable memory, or set pcre.jit=0 in /home/autoservicepartner/rexautomobile.com/web/Ip/Internal/Vendor/Aura/Router/Route.php:284assert(): Calling assert() with a string argument is deprecated in /home/autoservicepartner/rexautomobile.com/web/Ip/Internal/Revision.php:44 Bateritë

OFERTA JONË ËSHTË CILËSIA

OFERTA JONË ËSHTË CILËSIA

Shoferët mbështeten në bateritë nga prodhuesi Bosch

Shoferët mbështeten në bateritë nga prodhuesi Bosch

Në vitin 2017, Bosch u votua si marka më popullore në kategorinë e "baterive" nga lexuesit e revistës së makinave "Auto motor and sport" (sondazhi i lexuesve të rezultateve "Auto motor and sport" botimi 7/17).

Shiko më shumë

Produkte të cilësisë nga Bosch: Bateri

Baterit nga Bosch - Energji e plotë në lëvizje

Automjetet moderne janë të pajisura me teknologji të reja të tilla me sistemet e sigurisë së vozitjes, që do të thotë se kërkesa për energji është dukshëm më e lartë se në makinat e vjetra.
Disa automjete kërkojnë burime të veçanta të energjisë, të tilla si modele S5 EFB ose S6 AGM të nisjes / ndalimit të bateris së Bosch, të cilat japin më shumë energji, edhe pas një numri shumë të madhë të cikleve të ngarkimit dhe në çdo sezon.

Teknologjia e baterisë Bosch - Energji për kërkesat e automjetit

REX Automobile mbështetet në teknologjitë e fundit dhe standardet e cilësisë së klasit të parë të baterive Bosch. Të gjitha janë projektuar në mënyrë specifike për të përmbushur kërkesat individuale të llojeve të ndryshme të automjeteve për të siguruar një burim të fuqishëm energjie për makinën tuaj, duke përfshirë nivelet më të larta të cilësisë, sigurisë dhe besueshmërisë.





S6 me teknologjinë AGM - Për makinat me sistemin e  nisjes / ndalimit

Teknologjia AGM e Bosch (Absorbent Glass Mat) është teknologjia më e lartë në treg për kërkesat më të larta.
Me baterinë S6 AGM, Bosch ofron zgjidhjen e cila jep nivele të larta të energjisë elektrike në krahasim me bateritë tradicionale në situata të vështira. Përveç kësaj, ajo ruan energjinë e tepërt të gjeneruar gjatë procesit të frenimit në mënyrë që të jetë në gjendje të sigurojë furnizimin e konsumatorëve elektronikë në makinën tuaj.

Përparsitë

  • Qëndrueshmëri e lartë, deri në 4 herë stabilitet i lartë i ciklit në krahasim me bateritë tjera
  • Fuqi konstante edhe për udhëtime të shkurtra
  • Mund të instalohet në çdo pozicion, rezistente nga uji dhe pa mirëmbajtje

S5 me teknologji EFB - Për makinat me sistem start / stop

S5 me teknologjinë EFB plotëson të gjitha kërkesat që qëndrojnë në mes të baterive tjera, për motorrin dhe S6 me teknologjinë AGM. Është përshtatur ndaj kërkesave të makinave me sistem start / stop dhe siguron një furnizim të besueshëm me energji edhe me një numër të madh të konsumatorëve elektrikë. Dhe falë stabilitetit të ciklit të lartë, jep energji të mjaftueshme edhe në kushtet e motit më ekstreme.

Përparsitë:

  • Siguri edhe në temperatura ekstreme 
  • Absolutisht pa mirëmbajtje

S5 / S4 / S3 -  Fuqi për çdo makinë

Nëse keni një makinë të vjetër dhe përdorni dritaret me dorë, një burim normal i energjisë për makinën tuaj është i mjaftueshëm. Sidoqoftë, duhet të mbështeteni edhe në cilësinë Bosch të klasit të parë.
Modelet e baterive: S5, S4 dhe S3 ju ofrojnë një bateri të besueshme për një gamë të gjerë të kërkesave dhe llojeve të automjeteve.
Teknologjia e tyre PowerFrame® (Korniza e Energjisë)  jo vetëm që lejon rezistencë të ulët dhe ngarkim-shkarkim të shpejtë, por gjithashtu siguron jetëgjatësi shumë më të gjatë, me shumë kapacitet dhe fuqi të shkëlqyeshme në kohë të ftohtë.

Përparsitë:

  • Siguri maksimale në çdo situatë falë mbrojtjes së dyfishtë
  • 100% pa mirëmbajtje

Mbushës i baterisë C3 dhe C7 - Energji e plotë me shtypjen e një butoni

Në temperaturat e dimrit automjeti juaj ka nevojë për më tepër energji elektrike se në kohë të mirë.
Përdorimi: Lidhni ngarkuesin e baterisë C3 ose C7 në baterinë e makinës suaj dhe nisni procesin e mbushjes, të dy pajisjet mundësojnë një proces të ngarkimit të sigurtë dhe të lehtë.

C3 është më i përshtatshëm për bateritë e dobëta të makinave, skuterëve, motoçikletave, i sjellë ato në lëvizje automatikisht shpejtë dhe në mënyrë të sigurtë. Ndërsa C7 ngarkon edhe bateritë e përdorura shumë nga kamionë, kampe ose motoçikleta të mëdha, sepse me rrymën e saj prej 7A, kjo është zgjidhja ideale për bateri të mëdha 12 ose 24 V.

Bateritë PRIMA nga Magneti Marelli, për makinat e pasagjerëve dhe transporter

Bateritë Prima nga Magneti Marelli karakterizohen me kualitet dhe cilësi të lartë, me efektin e kombinimit të teknologjive më të fundit, zgjedhjen e kujdesshme të materialeve më të mira të papërpunuara dhe mbajtjen e standardeve të larta të prodhimit.

Karakteristikat e rëndësishme të baterive Magneti Marelli Prima:

  • Pa mirëmbajtje
  • Teknologjia e kalciumit: bateri nga 40Ah-120Ah (makina dhe transporter)
  • Qëndrueshmëri ekstreme